Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ka dalë sot në konferencë për shtyp ku konfirmoi se është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull. Ardian Çipa tregoi identitetin e autorit të dyshuar.
“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja. 35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi Thoma Mastora, 65 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, tha Çipa.