• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ëndrra Botëror, Shqipëria dy hapa larg, sot e gjithë vëmendja nga shorti, kuqezinjtë njohin rivalët e mundshëm

05/12/2025
Ëndrra Botëror, Shqipëria dy hapa larg, sot e gjithë vëmendja nga shorti, kuqezinjtë njohin rivalët e mundshëm

Dikur një ëndërr e pamundur, sot për herë të parë në histori, Shqipëria e sheh veten pjesë e shortit të një Botërori, kjo pasi kuqezinjtë siguruan të drejtën për të luajtur në fazën “play-off”, mbajtën të ndezur ëndrrën për të shkuar në Botëror. Shqipëria, por dhe Kosova, bëjnë pjesë në vazon e katërt, dhe nëse kalojnë fazën “play-off” do të mësojnë edhe rivalët e tyre në fazën e grupeve në Botërorin FIFA2026

Në godinën e “Kennedy Center” në Uashington do të ketë vëmendjen e gjithë botës pasi aty do të vendoset rrugëtimi i skuadrave pjesëmarrëse, apo aspirantë në rastin e Shqipërisë, në Botërorin 2026. Shqipëria do të luajë shansin e saj të fundit në muajin mars ku fillimisht do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale, e më pas do të ketë në finalen e madhe fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

SHORTI- Për shortin në Uashington, do të jenë 4 vazo me nga 12 ekipe në secilën vazo. Në total do të jenë 48 skuadra, të ndara në 12 grupe me nga katër skuadra secili grup. Fillimisht, do të merren të gjitha goglat nga vazoja e parë dhe do të ndahen në grupe të ndryshme, që nga Grupi A, deri në Grupin L. Më pas, do të merren goglat nga vazoja e dytë e kështu me radhë deri në vazon e katërt ku bën pjesë edhe Shqipëria në rast se arrin të sigurojë një biletë për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë e Kanada.

FORMATI- Për herë të parë në histori, do të jenë 48 skuadra në fazën finale të një Botërori duke qenë se më parë kanë qenë 32 skuadra, duke shtuar në këtë mënyrë shanset që 16 skuadra të tjera të kualifikohen. Kjo i ka dhënë mundësi më shumë ekipeve që të provojnë për herë të parë Botërorin dhe natyrisht nuk mungojnë risitë dhe surprizat. Aktualisht, janë kualifikuar plot 42 skuadra dhe kanë mbetur edhe 6 vende të lira, nga të cilat 4 do të jenë nga “Play Off” i Europës.

SHQIPËRIA- Kuqezinjtë për herë të parë kanë arritur të renditen në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit, çka i jep mundësinë që të jetë në “Play Off” për të tentuar një biletë. Shqipëria vinte nga një grup shumë i vështirë me Anglinë e Serbinë mes të tjerash, por fitoret e marra, sidomos ajo në Leskovc, e mundësuan që Shqipëria të kualifikohej. Si në “Play Off”, ashtu edhe në Botëror nëse Shqipëria shkon, pritet të ketë një grup të vështirë duke qenë se pozicionohet në vazon e katërt dhe teorikisht, të tria ekipet që do të kemi në grup, do të jenë më të forta. Me pak fat, Shqipëria mund të peshkojë kundërshtarë më të lehtë të paktën në letër dhe të shmangë emra të mëdhenj, me të cilët sigurisht që do të ishte luks të luash.

Vazot
Vazot

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Falje, gjobë dhe një “Special” në horizont, Real Madrid bëhet gati për…revolucion
Sport

Falje, gjobë dhe një “Special” në horizont, Real Madrid bëhet gati për…revolucion

09/05/2026
Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!
Sport

Bëri Valverden për spital, Tchouameni: Sjellje e papranueshme, i kërkoj falje të gjithëve!

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”
Sport

Ekipi i parë dështoi, por Partizani ka mundësinë të shkruajë nesër historinë

08/05/2026
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions
Sport

Test i fundit për kampionët, Egnatia kërkon vazhdimësinë

08/05/2026
Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët
Sport

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar psikologjikisht

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar psikologjikisht

09/05/2026
Falje, gjobë dhe një “Special” në horizont, Real Madrid bëhet gati për…revolucion

Falje, gjobë dhe një “Special” në horizont, Real Madrid bëhet gati për…revolucion

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al