Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo. Ribo takoi Erdoganin në Kompleksin Presidencial ku edhe i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar. Pasi Ribon prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan në fotografim. Ndërkohë, pasi kur ai zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdogan refuzoi duke i thënë “Korona” derisa e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.