• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erdogan- Ramës për spitalin e Fierit: E ke gati para zgjedhjeve! Kryeministri vë afate: Deri më 7 prill, shqiptarët të ndjekin hap pas hapi

06/01/2021
Erdogan- Ramës për spitalin e Fierit: E ke gati para zgjedhjeve! Kryeministri vë afate: Deri më 7 prill, shqiptarët të ndjekin hap pas hapi

Presidenti i Turqisë ka zbuluar ‘kulisat’ e një marrëveshjeje me kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë të përbashkët me Ramën gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi, Presidenti Recep Tayip Erdogan, i premtoi kryeministrit publikisht se spitali rajonal i Fierit do të jetë gati në punë, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ishte vetë Rama ai që gjatë bisedës këmbënguli për të ditur nëse deri në datën 7 prill do të ishte spitali gati dhe përgjigjia që mori ishte: Do të mbarojë para zgjedhjeve!

Kryeministri u përpoq ta ndryshonte drejtimin e bisedës duke shtuar më tej se problemi i tij nuk qëndronte tek zgjedhjet, por tek fakti që shqiptarët do të pyesnin çdo ditë nëse Erdogan e kishte bërë apo jo spitalin, por Erdogan zbuloi ‘prapaskenat’.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet. Në fakt bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por keni vënë një bast të madh President. Që do të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fortë…unë do e kisha humbur me qejf në këtë rast,”- tha Rama.

Recep Tayip Erdogan: Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma secilin brenda pak kohe. Duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne, një grimcë po ta krahasojmë me ata të mëdhatë që kemi ndërtuar. Përjashto që do t’i pajisim dhe me aspektin teknik, makineritë e nevojshme. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, atje mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi. Mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punojë në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do jetë gati për të ofruar shërbimin.

Edi Rama: Deri në datën 7 prill, 3 muaj….ju vetë personalisht

Recep Tayip Erdogan: Do të mbarojë para zgjedhjeve (turqisht)

Edi Rama: Çfarë tha…

Përkthyesi: Do të mbarojë para zgjedhjeve

Edi Rama: Jo s’ka rëndësi zgjedhjet, puna është se do të kesh supervizorët që do të të ndjekin çdo ditë, e bëri Erdogani apo s’e bëri…ke vënë një bast shumë të madh, Inshallah po e mban…

Related Posts

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al