Deputeti i PS, Erion Braçe, tha në Kuvend se me paketën e re fiskale të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti. Ish-zv/kryeministri ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që ju kemi bërë me lejimin e kazinove.
“Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente, do t’i prezanton një për një. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale. Eshte e nevojshme qe në ligjin për TVSH te behet keshtu. Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës. Kjo masë u mor vitet e shkuara për të bërë thithjen e investimeve, por unë mendoj që mjafton një favor, ajo që ne i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati dhe kazino në ambiente e tyre”, tha Braçe.