• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shënuar herën e parë të diskutimit të reformës territoriale. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv, Erion Braçe zbulon për herë të parë këtë detaj, duke theksuar se po ndodh vetëm 3 ditë para votimit të reformës në Kuvend, që nuk e gëzon mbështetjen e tij.

Ai shprehet se pavarësisht takimeve të herëpashershme të grupit, asnjëherë s’kanë marrë informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, për të cilën sipas tij, s’ka pasur seriozitetin e duhur.

“Mbledhja e parë e grupit parlamentar dhe është shumë vonë, 3 ditë para se të votohet, që kur ka filluar të diskutohet për reformën, hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa herë dhe s’kemi marrë asnjë rresht informacion për këtë reformë. Më vjen keq, por mënyra si është organizuar ky diskutim lë shumë për të dëshiruar. Kjo është reforma, në thonjëza, më e rëndësishme, për gjithë mandatin dhe duhet të merrte seriozitetin, transparencën, pyetjet dhe përgjigjet e duhura e mos të liheshin në një ditë të vetme. Unë në grupin parlamentar s’kam mbajtur qëndrim timin personal. Unë jam deputet i Tiranës dhe prekem si qytetar dhe deputet, pavarësisht se nuk merret një bashki dhe të bashkohet, kur Tirana është e pacenueshme. S’kam asnjë interes personal, qëndrimet janë parimore. S’mundet të trajtohet në formë të tillë reforma më e rëndësishme e mandatit. S’mundet që 3 ditë para se të votohet në parlament, të ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutojë dhe në mbledhje të flasin vetëm 4 njerëz”, tha Braçe.

Deputeti shpjegon se nuk ka pasur studim mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomisë, informim të deputetëve si dhe janë shkelur parimet mbi të cilat qëndron reforma.

“Vërejtja më e rëndësishme është, reformën e mbajnë në këmbë parimet, jo votat. Parimet lidhen drejtpërdrejt me interesat e njerëzve. pse janë shkelur? Pse nuk është i njëjti parim i zbatuar njësoj? Si mund të anashkalohet shkelja e parimeve të miratuara? Po mbajtëm ato do të mbajmë edhe këtë. S’është alibi kjo. As nevoja politike, as nevoja për vota. Nëse reforma është e drejtë dhe u qëndron parimeve, i ka votat aty. Kur parimet shkelen për të bërë qoka politike… ç’kuptim ka? Mbi ç’parim të kësaj reforme qëndron bashkia e Roskovecit në kufijtë që ka pasur? Unë kuptova që s’qenka përfundimtare, pas disa vitesh do të hyjmë po prapë”, shprehet Braçe.

Një përgjigje të qartë e pati për Taulant Ballën dhe fjalët e tij se kushdo që nuk e mbështet reformën, “duhet të shohë rregulloren.”

“Mua nuk më përjashton dot nga PS ky djali apo cilido tjetër që më ka gjetur në PS! Kam qenë atje kur kanë ardhur në PS! I kam mbështetur sa s’ka ku të shkojë më, janë bërë ministra dhe më tregojnë mua rregulloren!”, tha Braçe.

Ndarja e re territoriale bie ndesh me disa ligje, vijon Braçe, pa e braktisur idenë e një reforme për t’iu përshtatur nevojave. Reforma duhet të përmirësojë qeverisjen dhe të delegojë më shumë kompetenca nga pushteti qendror te ai vendor.

“Kur kalon funksioni apo kompetenca te bashkia, por nuk i buxheton, nuk delegon paratë e buxhetit të shtetit, si do të bëhen? Vetëm për rrugët rurale, vlera që këta kanë transferuar nga qeveria qendrore, nuk shkon as sa 40% nga manuali që përllogaritet nga mirëmbajtja. Nëse transferon funksione pa buxhete respektive, si do të funksionojnë? Jemi në një pikë që duhet të rregullohen funksionet me të cilat duhet të merren bashkitë dhe kjo bërja më e madhe e disa bashkive, e bën të vlejë këtë gjë. Unë kisha një pyetje dhe e bëra në grup se sot mungonte kryeministri, zv/kryeministri, 1/3 e deputetëve. I gjithë ky proces ka nevojë për qetësi, jo për hakërrime. Shikojeni te rregullorja se ç’do pësojnë këta! Ç’do pësoj unë? Është një reformë që duhet t’i mbetet këtij vendi dhe përmirëson qeverisjen. A është e gatshme qeveria të lëshojë pushtet nga pushteti që mban për ta lëshuar te pushteti vendor? A është gati ta lëshojë arsimin, burimet njerëzore, shërbimin shëndetësor, bujqësinë te pushteti vendor?”, tha Braçe.

Reforma territoriale kërkon të paktën 84 vota që të mund të miratohet. Pas largimit nga grupi i Marjana Koçekut, socialistët numërojnë 82 vota, të cilave pritet t’u bashkëngjiten dhe 3 të deputetëve të partisë së Tom Doshit, por me këto numra, votat e Braçes dhe deputetit tjetër socialist, Vullnet Sinaj, i cili po ashtu e ka kundërshtuar reformën, bëhen vendimtare./ REPORT TV

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al