• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Estrada e opozitës /Lulzim Basha përjashton Gazmend Bardhin nga PD-ja e tij

09/10/2023
Estrada e opozitës /Lulzim Basha përjashton Gazmend Bardhin nga PD-ja e tij

PD-ja e vulës vijon përjashtimet. Këtë herë, kryesia e forcës që drejtohet nga Lulzim Basha njoftoi se ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin. Sipas asaj që raportojnë mediat, bardhi akuzohet se nuk njeh vendimet e partisë dhe se po bashkëpunon me persona Non Grata.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, – thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së së vulës.

I pyetur për këtë vendim, Bardhi tha se nuk e njeh këtë strukturë dhe se sipas tij, ata janë një grup individësh që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

“Nuk i njoh si strukturë dhe këta tani thonë, ti je i joni dhe po të përjashtojmë. Ata janë disa individë privatë që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe çdo vendim i tyre nuk zhbën dot faktin e asaj që thashë të enjten në Kuvend.

Ky vendim i shpallur sot nuk ka të bëjë me sjelljen time politike, por me faktin se pas 4 muaj heshtje dhe durimi, ndaj një strategjie balte ndaj meje, në momentin që më panë në sy dhe tha ti je përfaqësues i aleancës së kullave i tregova në fakt se kush kishte përfituar nga kullat, ndërkohë që ne të tjerët bënim betejë kundër Ramës, Basha kishte futur të paktën 2 kate, i kishte futur në xhep, por që flitet se ka dhe të tjera.

Nëse i mban në xhep këto 2 kate dhe nuk i duken, nëpërmjet që këtij vendimi që mendon se ka marrë sot, ja kam bërë hallall dhe nuk kam asnjë shqetësim. Unë jam në PD, do të jem në PD dhe do gjykoj se Partia Demokratike nuk është një strukturë private që drejtohet nga një familje apo një grup miqsh, por është një strukturë ku anëtarët kanë zërin e tyre” – u shpreh Bardhi në një intervistë në Syri TV.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al