Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit publikoi listën e magjistratëve të radhës që do t’i nënshtrohen vetingut teksa listës prioritare po i vjen fundi. Mes 108 magjistratëve të radhës janë gjykatës e prokurorë të Gjirokastrës dhe Përmetit. Ata do të kalojnë në sitën e vettingut gjatë muajit shtator. Enton Dhimitri nga Gjykata e Apelit Gjirokastër është mes kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Edhe ai nuk i është nënshtruar ende vettingut. Lista vijon më tej me:
Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër; Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër; Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër; Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër; Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër; Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet; Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet.
© ArgjiroLajm.net









