• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eurodeputeti grek përballet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Lironi Fredi Belerin

24/01/2024
Eurodeputeti grek përballet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Lironi Fredi Belerin

Në Parlamentin Evropian, nën drejtimin e eurodeputetit Manolis Kefalogiannis, u mblodh Komisioni i 17-të Evropian, BE – Shqipëri, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në këtë komision marrin pjesë 28 deputetë nga Parlamenti Evropian dhe Parlamenti i Shqipërisë.

Në seancën e PE ka patur edhe një përballje mes eurodeputetit të partisë “Demokracia e Re”, Manolis Kefalogiannis dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani lidhur me çështjen “Beleri”.

Në fjalën e tij, eurodeputeti Kefalogiannis, theksoi ndër të tjera se çështja “Beleri” është një çështje evropiane dhe jo dypalëshe. Ai tha çështja e Fredi Belerit është përfshirë në Raport Progresin e Parlamentit Evropian për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kefalogiannis: “Çështja e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim dhe nuk lejohet të bëjë betimin, është çështje evropiane dhe jo çështje dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Çështja e Fredi Belerit është përfshirë në Raport Progresin e Parlamentit Evropian për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me vendim të Parlamentit Europian në seancën plenare të datës 12 korrik 2023, është përcaktuar kuadri politik për lirimin dhe betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, si dhe për çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri.

Fredi Beleri është një kryetar bashkie minoritar, një kryetar bashkie opozitar, i cili akuzohet për blerje të supozuar votash dhe po qëndron në burg prej tetë muajsh.

Pyetja që dua të shtroj është nëse vendimi i Parlamentit Evropian për lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit dhe mundësia e betimit të tij që duhet të bëhet e mundur nga qeveria shqiptare, ka përparuar dhe gjithashtu, nëse qeveria shqiptare e ka marrë seriozisht ftesën e Këshillit Evropian për Shqipërinë lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Në çfarë stadi ndodhet sot kjo çështje, duke patur parasysh edhe faktet e zbuluara së fundmi se vetë ata që denoncuan Fredi Belerin, kanë deklaruar se janë paguar dhe u është bërë presion nga policia shqiptare për të deklaruar në mënyrë të rreme se kanë marrë para nga ai”.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al