• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Facebook akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

19/11/2020
Facebook akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, e kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë, dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe siguri. Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook “po rrezikonte pa nevojë” për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose t’i lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia. Në gusht, Facebook-u tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në verën e vitit 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për t’i zbuluar postimet e padëshiruara.
“Pas disa muajsh lejimi të mbikëqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia, përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebook-un pa urrejtje dhe dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë”, thuhet në letrën e hapur të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani. Facebook tha se “një shumicë” prej rreth 15,000 moderatorësh të përmbajtjes në nivel global, po punojnë nga shtëpia.
“Ne i vlerësojmë mbikëqyrësit e përmbajtjes dhe ne i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së tyre”, tha një zëdhënës i Facebook-ut. Kontraktorët thanë se thirrja për t’u kthyer në zyrë kishte ardhur pasi kishin dështuar përpjekjet për t’u mbështetur më shumë në Inteligjencën Artificiale (AI) në identifikimin e përmbajtjes problematike.
“Facebook-u ka nevojë për ne. Është koha që ju ta pranoni këtë dhe të vlerësoni punën tonë. Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme”, kanë thënë punëtorët e Facebook në ankesën e tyre./ REL

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al