• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fakte dhe shifra për Pazarin e Gjirokastrës, Rama publikon disa pamje që duhet t’i shihni (VIDEO)

27/10/2019
Fakte dhe shifra për Pazarin e Gjirokastrës, Rama publikon disa pamje që duhet t’i shihni (VIDEO)

Programi i madh i qeverisë shqiptare, ai i Rilindjes Urbane ka sjellë efekte të mëdha në ekonominë e vendit. Investimet infrastrukturore që kanë transformuar qendrat e qyteteve impaktin e parë kanë pasur atë të rritjes së interesit të turistëve, sidomos në qytete me potenciale të mëdha për turizmin kulturor ku efektet financiare janë edhe më të mëdha.

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje pasqyruese të efekteve ekonomike të Rilindjes Urbane në Gjirokastër shprehet se investimet në infrastrukturë në qytetin e argjendtë kanë sjellë impakt të menjëhershëm në turizëm.

Konkretisht, ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore, duke përfshirë kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha, rrjetin e ujësjellësit, rrjetin e telefonisë, fibra optike, si dhe investimet e integruara me projektet e mëparshme dhe ato të reja në këtë qytet kanë rritur në mënyrë të vrullshme numrin e turistëve.

Projekti për rikualifikimin urban, ku numërohen plot 6 000 metër katrorë kalldrëme të rikualifikuara, të ndërtuara sipas teknikës së vjetër, si dhe mbi 900 metër katrorë hapësira publike të rikualifikuara, sheshe, shkallë dhe sokake kanë bërë që impakti për vitin 2018 të përkthehet me mbi 150 mijë turistë.

Mbi 1000 turistë në ditë kanë vizituar qytetin e Gjirokastrës i cili po shihet gjithnjë e më shumë edhe si një minierë ari sa i përket bizneseve turistike. Mbi 2 milionë euro investime nga biznesi privat që po lulëzon, si dhe 2 hotele të reja të ndërtuara në fillim të vitit 2019 kanë rritur ndjeshëm kapacitetet akomoduese në Gjirokastër.

Para investimeve infrastrukturore, Pazari i Vjetër i Gjirokastrës kishte gjithsej 4 bujtina. Ndërsa sot, pas transformimit të Rilindjes Urbane, në Pazarin e Vjetër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele.

Related Posts

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…
Kryesore

“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…

13/04/2026
Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake
Kryesore

Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake

13/04/2026
Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash
Kryesore

Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nita Latifi konfirmon lidhjen: Jetoj jashtë Kosovës me partnerin

Nita Latifi konfirmon lidhjen: Jetoj jashtë Kosovës me partnerin

15/04/2026
FOTO/ “Padrejtësi, heroike”, disfata e Barçës “përçan” mediat spanjolle

FOTO/ “Padrejtësi, heroike”, disfata e Barçës “përçan” mediat spanjolle

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al