• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Federata, traineri, ose vetë Broja duhet të thonë të vërtetën

16/10/2023
Federata, traineri, ose vetë Broja duhet të thonë të vërtetën

Nga Edmond Arizaj

Unë jam një tifoz i zjarrtë i Armando Brojës, që kur luante me Vitesen në Hollandë. Si unë mund të jenë me mijëra shqiptarë të tjerë. Sipas specialistëve për herë të parë Shqipëria ka një sulmues të këtij kalibri. Fat i mirë për ne. Ndaj dhe përkrahja ndaj këtij djali, interesimi për të, pritshmëria janë si asnjëherë më parë.

Rezultatet fantastike të kombëtares, puna po aq e mrekullueshme e Silvinjos, gëzimi mbarëshqiptar për kualifikimin (jo matematikisht, por të padiskutueshëm) në Evropianin gjerman, lanë në hije ardhjen, dukjen dhe zhdukjen “pa nam e nishan” të Brojës. Shtuar këtu, ngërçin e Silvinjos pasi u pyet, justifikimin me dëmtimin, dhe nga ana tjetër lajmi nga Londra se Broja është i gatshëm për përballjen me Arsenalin, shtojnë hamendësimet.

Pikërisht këto të fundit, përforcuar nga lajme pa baza, që i kanë aq qejf në portalet shqiptare, ku komentet dashakaqe dhe të liga ndaj djaloshit po vërshojnë pa hesap, duan sqarim. Çfarë ndodhi ato dy ditë? Tifozët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën. Edhe shpirtzinjve që mezi presin të kafshojnë në rrjete ndonjë emër të njohur, u duhet mbyllur goja. Heshtja nuk mbulon gjë, as sjell harresë, më shumë mund të mahisë plagën, duke lënë të lira, aludimet, hipotezat, keqdashjet.

Për atë çka përfaqëson Broja për të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares sonë, duhet thënë e vërteta. Mbi të gjitha duhet thënë për tifozët e tij dhe kombëtares. Tifozët, lojtari i 12 siç u thonë, meritojnë të dinë, atë që dinë 11 lojtarët e tjerë. Prandaj dikush duhet të flasë. S’ka rëndësi, traineri, FSHF, apo vetë djaloshi. Dhe sidoqoftë e vërteta, ka plot kohë për reflektim

Related Posts

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)
Sport

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

31/10/2026
Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit
Kryesore

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës
Kryesore

“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës

31/10/2026
Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!
Kryesore

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

31/10/2026
Çmenduri në Shqipëri, bordi e çon çmimin e naftës 258 lekë/litri
Kryesore

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

31/10/2026
U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit
Kryesore

U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

31/10/2026
Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al