• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fëmija im ka pak miq – si ta ndihmoj të shoqërohet me të tjerët?

23/06/2025
Fëmija im ka pak miq – si ta ndihmoj të shoqërohet me të tjerët?

Jeni të shqetësuar se sa pak miq ka fëmija juaj? A është e mundur që të jetë introvert apo thjesht i turpshëm?

Ndërsa ndrojtja rrjedh nga nervozizmi në situata sociale me të huajt, introversioni është një reflektim i personalitetit.

Edhe pse fëmijët e turpshëm nuk janë gjithmonë introvertë, fëmijët introvertë mund të ndihen të lumtur dhe rehat në botën e tyre të vogël. Edhe pse ata do të donin të shoqëroheshin me fëmijë të tjerë, shqetësimi dhe turpi i tyre i madh mposht çdo përpjekje për t’u shoqëruar.

Dëshironi që fëmija juaj të jetë më social

Lajmi i mirë është se ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në kapërcimin e drojës, pasi shpesh mund të kapërcehet. Ja disa mënyra të thjeshta që mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të kapërcejë drojën e vet, transmeton Telegrafi.

Mos i etiketoni si ‘të turpshëm’

Kështu e bëni fëmijën ta mendojë veten si “të turpshëm”. Si rezultat i kësaj, fëmija fillon të luajë rolin e të “turpshmit” pa u përpjekur të ndryshojë. Përpiquni të përdorni fjalë të tjera, përveç “të turpshëm” për të përshkruar veprimet e fëmijës tuaj në vend që t’i jepni etiketa të tilla. Ju mund t’u shpjegoni njerëzve se fëmija thjesht ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me rrethanat e reja ose se ai preferon të shikojë aktivitetet që zhvillohen rreth tij përpara se të përfshihet në shoqëri me fëmijët e tjerë.

Rritni vetëbesimin

Fëmijët që kanë besim në vete janë më pak të prirë ndaj ndrojtjes. Zbuloni pikat e forta të fëmijës suaj dhe mbështetuni tek ato. A kanë talent për muzikë? Sport? Fëmija juaj do ta shohë veten si të aftë dhe të talentuar nëse ju i përkrahni aftësitë e tij. Vetëbesimi do ta ndihmojë të sillet më guximshëm në mjediset shoqërore. Qëndroni shpesh pranë tij. Kur fëmija juaj ndodhet në një situatë shoqërore, si p.sh. me një grup fëmijësh që luajnë apo me prindër të tjerë – qëndroni pranë tij dhe lëreni të eksplorojë. Mund të filloni të largoheni gradualisht për intervale të shkurtra, ndërsa ai ndjehet më rehat. Për shembull, ndërsa fëmija luan në dysheme, të rriturit mund të qëndrojnë ulur pak më tutje. Nëse ka nevojë, gjithmonë mund të ktheheni tek fëmija.

Lavdëroni çdo sjellje të mirë

Inkurajoni fëmijën tuaj të praktikojë aftësitë e reja shoqërore që po mëson. Jepni shumë lëvdata të ngrohta dhe të sinqerta kur e shihni duke u përpjekur të tejkalojë ndrojtjen. Nëse fëmija ndjehet në siklet kur lavdërohet në publik, bëjeni këtë në mënyrë më të kujdesshme. Flisni me të dhe vlerësojeni privatisht, kur jeni vetëm.

Jepuni kohë

Lëreni fëmijën tuaj të marrë pak kohë për t’u përshtatur. Shmangni t’i dërgoni menjëherë te një fëmijë tjetër për t’u njohur. Në vend të kësaj, lejojeni që vetë të zgjedhë nëse dëshiron të luajë me një lodër pranë fëmijëve të tjerë. Përdorni një ton zëri të qetë dhe inkurajues kur e motivoni. /Telegrafi/


Related Posts

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë
Lifestyle

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë

01/07/2026
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet
Lifestyle

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Lifestyle

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane
Lifestyle

I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane

26/06/2026
Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur
Lifestyle

Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

25/06/2026
Një “yll i ri” mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik
Lifestyle

Një “yll i ri” mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

24/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al