• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ferrari me dy fytyra në Montreal, Leclerc: Gara më e vështirë e jetës

27/05/2026
Ferrari me dy fytyra në Montreal, Leclerc: Gara më e vështirë e jetës

Ndërsa në njërën anë të garazhit të Ferrarit në Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 festohej me entuziazëm vendi i dytë i Luis Hamiltonit, rezultati i tij më i mirë me “të kuqen” pas dy vitesh, në anën tjetër mbizotëronte zhgënjimi dhe fytyra e zymtë për Sharl Lëklerkun, ndonëse piloti nga Monako e mbylli garën në vendin e katërt.

Në kushte normale, Lëklerk nuk do të ishte kaq i pakënaqur pas një fundjave ku përfundoi i pesti në Sprint, u kualifikua i gjashti dhe e mbylli garën vetëm një hap larg podiumit. Në fakt, ai renditet i treti në klasifikimin e përgjithshëm dhe është piloti më pranë Mercedesit dominues, me vetëm 13 pikë larg Xhorxh Rasëllit dhe 56 pas Kimi Antonelit. Madje, ka edhe 3 pikë më shumë se shoku i skuadrës, Hamilton. Megjithatë, Lëklerk u ankua gjatë gjithë fundjavës për ndjesitë që kishte me makinën dhe ishte shumë i prerë në vlerësimin e vendit të katërt. “Nuk e konsideroj si arritje, do të thosha më shumë se ishte fat sesa rezultat i punës sime të madhe. Ka qenë një fundjavë makthi, ndoshta më e vështira e karrierës sime në Formula 1”, deklaroi monegaksu.

PROBLEMET ME FRENAT DHE GOMAT

Edhe pse fillimisht u ankua për frenat, Lëklerk më pas vuri theksin te gomat. “Nuk kam pasur asnjë ndjesi me gomat që nga xhiroja e parë e sesionit të parë stërvitor deri te xhiroja e fundit e garës. Madje, në 15 xhirot e fundit po ecja një sekondë e gjysmë më ngadalë se ritmi normal vetëm për të mos rrezikuar. Edhe në ato xhiro pati momente kur mendova: ‘Kjo është shumë pranë limitit’. Ka qenë një fundjavë jashtëzakonisht e vështirë”, rrëfeu piloti i Ferrarit.

HAMILTON, PIKË REFERIMI

Lëklerk u shpreh i lumtur për performancën e Hamiltonit dhe e sheh atë si një shembull për t’u analizuar. “Pozitivja është se kam një pikë shumë të mirë referimi në një fundjavë si kjo, me Luisin që ishte absolutisht fantastik dhe kishte ndjesi të shkëlqyera me makinën. Kjo më ndihmon të analizoj dhe të kuptoj pse diferenca ishte kaq e madhe. Por po, ka qenë një javë shumë e komplikuar”, tha Lëklerk.

I KËNAQUR VETËM ME PIKËT

E vetmja gjë që i zbuti disi zhgënjimin ishin pikët e fituara. “Rezultati është shumë më i mirë sesa ndjesitë që kisha në makinë. Në fundjava si kjo, kur nuk ndihesh mirë me makinën, detyra ime është të maksimizoj pikët. Me pak fat, vendi i katërt është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh sa të këqija ishin ndjesitë që pata”, pranoi Lëklerk. Tashmë, monegaksu përgatitet për garën e tij të shtëpisë në Monako, natyrisht më e rëndësishmja për të gjatë gjithë sezonit.

Related Posts

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova
Sport

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al