• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Festimi me shqiponjë, arsyet përse nuk duhet ndëshkuar Xhaka e Shaqiri

23/06/2018
Festimi me shqiponjë, Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë dënim nga FIFA?

Nga Marco Bernardini, Calciomercato.com

Është e vërtetë që sporti duhet të përfaqësojë momentin më fisnik për mendimin njerëzor, sidomos kur eventi është planetar siç është rasti i Olimpiadave apo i Kupës së Botës në futboll.

E nëse në lashtësi edhe mbretëri luftarake si ato të Greqisë gjatë periudhës “së shenjtë” të lojërave pezullonin çdo aksion lufte, ndodhte për shkak se ndonjëherë mosarsyeja mund të mposhtet nga arsyeja.

Parë nën këtë këndvështrim, të paktën formalisht, ‘gjesti i shqiponjës’, me të cilin dy lojtarët kosovarë të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, shfaqën para gjithë botës gjendjen e tyre shpirtërore pasi mundën Serbinë, shkon kundër etikës sportive dhe mund të ndëshkohet.

Në realitet, gjërat nuk janë kaq të thjeshta e para se të gjykohet për dënim, jashtë vendi sipas meje, duhet reflektuar e arsyetuar mbi atë çka i ka shtyrë dy lojtarët helvetë të bëjnë një veprim që irritoi jo pak qeverinë e Beogradit dhe vuri në alarm FIFA-n.

Shpirti human, meqenëse fatmirësisht ende nuk jetojmë si inteligjencë artificiale, në raste të caktuara i largohet atij që duhet të jetë qëndrimi i sugjeruar nga racionaliteti. Impulse, pak a shumë të fshehura, e ndjenja të ndryshme që kujtimet i sjellin nga larg sundojnë mbi arsyetimin e ftohtë dhe vendosin mbi sjelljen e individit.

Historia e Xhakës e Shaqirit duhet të jetë emblematike edhe për ata që mendojnë e thonë që midis politikës e sportit nuk duhet të ketë përzierje.

Në këtë rast, më tepër se për politikë duhet folur për luftë. Për atë luftë tragjike të përgjakshme që në fundin e viteve ’90 e shndërroi rajonin e Ballkanit në një lloj kasaphane të tmerrshme në qiell të hapur.

Në veçanti Kosovën, ku milicitë serbe të Millosheviçit e shpërthyen tërbimin e tyre kundër popullsisë shqiptare në një gjakderdhje pa precedent për epokën kontemporane. Dikush arriti të largohej, duke lënë tokën e tij bashkë me miq e të afërm që nuk i pa më kurrë.

Ishin, me plot kuptimin e fjalës, pararoja e asaj ushtrie gjigante të përbërë nga ‘emigrantë’ në arrati për të mbijetuar që herë pas here turbullon Evropën. Xhaka e Shaqiri në atë kohë ishin dy fëmijë që, bashkë me prindërit e tyre, ndryshe nga shumë të tjerë, patën fatin t’ia dilnin e të adoptoheshin nga Zvicra deri në bërjen qytetarë helvetë (Në fakt Xhaka është lindur në Bazel, Shaqiri në Gjilan të Kosovë).

Por futbollistët, para se të arrinin të largoheshin, u shënjuan në shpirt e mendje. Bomba, ekzekutime, vdekje e frikë. Shumë frikë. Mbrëmë, në momentin e gëzimit më të madh personal, mund ta shmangnin rishikimin si në një film horror të skenave që, për fajin e baballarëve të kundërshtarëve në fushë, i detyruan të jetonin një fëmijëri ferri mbi tokë.

E kështu, me radhë, bënë të fluturonte shqiponjën. Ja pse jo vetëm që nuk duhen dënuar, por duhen kuptuar e mbështetur nga solidariteti i të gjithëve.

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al