Zjarr në Aliko të Sarandës dhe disa fshatra përreth. Aktualisht po ndërhyhet me zjarrfikëset e Delvinës, Finiqit, Konispolit dhe Sarandës. Kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço kërkon ndihmë për më shumë zjarrëfikëse. Zjarri i fuqishëm po përparon i favorizuar nga erërat. Banoret e fshatit Aliko po mundohen të shuajnë flakët e zjarrit me mjete rrethanore. Në drejtim të fshatit Aliko janë nisur zjarrfikësit e Sarandës dhe Delvinës.