Meksika mundi 2-0 Afrikën e Jugut, në ndeshjen e parë të Botërorit. Trajneri i meksikanëve, Javier Aguirre, analizoi fitoren.
“Është një skenë shumë e madhe dhe kjo të bën të dridhen pak këmbët. Më pas u stabilizuam me zotërimin e topit, hymë në zonën kundërshtare dhe nuk patëm probleme në mbrojtje. Ndeshja përfundoi 2-0, por mund të ishte lehtësisht 4-0.
Tifozët kanë të drejtë të fishkëllejnë, edhe pse unë nuk i dëgjova. Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët”, tha trajneri i Meksikës, Javier Aguirre.








