Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se PS në zgjedhjet e 11 majit do të fitojë 4 mandate deputetësh. Bashkë me drejtuesen politike Mirela Kumbaro dhe disa futbollistë të Luftëtarit, ata po ndjekin ndeshjen e Kombetëtares në Londër.
“Me kapitenen e skuadrës sonë politike mes disa prej lojtarëve të Luftëtarit duke ndjekur së bashku sfidën Angli- Shqipëri. Sido që të shkojë ndeshja sonte në Londër, ajo e 11 majit këtu në Gjirokastër është e “salduar” 4 me 0 #PS5️⃣ #Shqipëria2030″, shkruan Golemi teksa publikon edhe një foto në Facebook.