• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamurtari fillon “spastrimin”, largohet edhe një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni

25/05/2026
Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori

Pas rënies nga Superiorja, te Flamurtari pritet një revolucion i vërtetë në merkato. Drejtuesit kuqezi kanë nisur largimet e para nga grupi aktual.

Ndryshimet kanë nisur pikërisht nga porta, aty ku një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të kaluar është pranë divorcit me klubin vlonjat. “Panorama Sport” mëson se Igor Aleksovski është thuajse i larguar nga Flamurtari. Portieri maqedonas ka mbyllur aventurën e tij në Vlorë dhe pritet të rikthehet në Maqedoninë e Veriut, pas vetëm një sezoni me fanellën kuqezi.

31-vjeçari ishte një nga elementët më të rëndësishëm të Flamurtarit gjatë këtij edicioni, duke qenë shpeshherë vendimtar me pritjet e tij në shumë ndeshje. Aleksovski iu bashkua Flamurtarit verën e kaluar nga Rabotniçki, në eksperiencën e tij të parë në futbollin shqiptar. Më herët ai ka mbrojtur portën e disa prej skuadrave më të njohura në Maqedoninë e Veriut, si Makedonija GP, Vardar, Shkupi, Renova dhe Rabotniçki. Përvoja e tij ka qenë e konsiderueshme edhe në arenën ndërkombëtare, pasi në vitin 2014 u grumbullua edhe me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Largimi i Aleksovskit detyron tashmë drejtuesit e Flamurtarit të hidhen në treg për të gjetur një portier të ri, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që besimi t’i jepet Ariol Kaloshit për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, pozicioni i portierit konsiderohet një nga repartet ku klubi pritet të ndërhyjë me prioritet.

Zyrtare edhe ndarja me Herald Markun
Ndërkohë, zyrtarisht ka ardhur edhe largimi i parë nga skuadra. Herald Marku nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Mesfushori mund të konsiderohet lojtar i lirë, duke mbyllur bashkëpunimin me klubin pas vetëm një sezoni. Marku iu bashkua kuqezinjve në sezonin 2024-2025.

Në karrierën e tij ai ka veshur fanellat e Kastriotit, Partizanit dhe Vllaznisë, ndërsa ka pasur edhe eksperienca në futbollin gjerman. Me Flamurtarin ai zhvilloi 31 ndeshje në kampionat dhe Kupë, duke realizuar 3 gola dhe dhënë 1 asist. Megjithatë, mesfushori do të kujtohet jo vetëm për kontributin në fushë, por edhe për disa momente delikate gjatë sezonit.

Penalltitë e humbura në ndeshje të rëndësishme rezultuan vendimtare në rrugëtimin e skuadrës dhe u komentuan gjatë nga tifozët kuqezi. Te Flamurtari pritet që në ditët në vijim të ketë edhe largime të tjera, ndërsa drejtuesit po projektojnë skuadrën që do të synojë rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit shqiptar.

Related Posts

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova
Sport

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al