• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet babai i djalit që u aksidentua nga ambulanca në Kakavijë: Shpresoj të mos i ndodhë asnjë njeriu tjetër!

11/09/2020
Flet babai i djalit që u aksidentua nga ambulanca në Kakavijë: Shpresoj të mos i ndodhë asnjë njeriu tjetër!

Frymëmarrja duket se është shpëtimi i çdo fjalie që i kujton tragjedinë, një tragjedi për çdo prind. Nik Ndoji e ka të vështirë të tregojë për 15 gushtin, ditën kur ambulanca i mori jetën djalit të tij teksa kishin 24 orë që prisnin në radhë për të kaluar në Kakavijë për t’u kthyer në vendin ku jetonin e punonin, në Greqi. Dëshmia tronditëse e tij ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ai ka vetëm dy ditë që është bashkuar me familjen, ka shkuar në Greqi tek bashkëshortja dhe djali tjetër.

Prej sa ditësh ishit në Shqipëri para ngjarjes?

Ne më 1 gusht kishim ardhur në Shqipëri për të nxjerrë pasaportat. Nxorëm pasaportat dhe u nisëm për udhëtim dhe na ndodhi ajo që shpresoj të mos i ndodhë asnjë njeriu tjetër.

I kishit marrë masat e duhura, e dinit që do rrinit me ditë të tëra në pritje?

Na kishin thënë që ka trafik por jo aq sa gjetëm, 10 km trafik.

I kishit marrë masat sa i përket tamponit?

Në atë moment që do kalonim ne nuk kërkohej tampon, por një aplikim. Atë e kishim bërë. Për tamponët nuk ishim të detyruar që na gjeti ajo fatkeqësi.

Si ishte situata para se të ndodhte tragjedia?

Atmosfera ishte papërballueshme. 24 orë fëmijët në makinë. As ushqime, gjëra nuk kishim, vapë e madhe. Një gjë që nuk përballohej dot për aq kohë. Policia vinte vërdallë, ambulanca kishte plot se çfarë bënin, ca shkonin, ca iknin. Ne nuk dinim asgjë më tepër.

Si jetuat brenda një makine, ku kryenit nevojat personale?

Ku t’i kryenim, atje asgjë nuk kishte. Njeriu niset për një udhëtim por llogarit 10-12 orë do shkojë në destinacion. Ishte çdo gjë e papërballueshme në atë mes.

Sa vite keni në Greqi?

Unë kam 20 vjet emigrant.

Çdo gusht kështu udhëtoni?

Jo, mund të kishte 4-5 orë trafik, 7 e shumta. Vetëm këtë vit u bë ky trafik i paparë. I llogarisnim planet tona për aq orë por për 3 ditë që kemi qëndruar nuk i përballon dot nevojat e tua, asnjëherë.

Çfarë problemesh kishit ju?

Vapa në radhë të parë, vend për të lëvizur nuk kishte, nuk kishte një hije, ku të qëndroje. Si bagëti që lëshohen në mal ashtu ishim dhe ne të gjithë atje.

Në çfarë date jeni nisur nga Lezha për Kakavijë?

Unë jam nisur në datën 14 në orën 4 të mëngjesit dhe kam mbërritur nga ora 10 e paradites.

Related Posts

Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B
Kryesore

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B

15/11/2026
Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Kryesore

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!

14/11/2026
Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë
Kryesore

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protestë me topa para Kryministrisë

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al