Mbi 11 mijë turistë nga e gjithë bota po festojnë në Shqipëri, Krishtlindjen. Të dhënat bëhen të ditura nga Policia e Shtetit e cila thotë se në 48 orët e fundit nga të gjitha pikat kufitare në vendin tonë kanë hyrë afro 110 mijë shqiptarë e të huaj.
11346 shtetas të huaj kanë zgjedhur të kalojnë festën e Krishtlindjes në Shqipëri. Ata kanë hyrë në vendin tonë përmes nga toka, deti e ajri vetëm 48 orët e fundit, të organizuar në grupe dhe shoqata, me destinacione të ndryshme në vendin tonë.
Në total në vigjilje të Krishtlindjes, sipas policisë së shtetit kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa daljet llogariten në 69 476 persona. Fluksi i lartë raportohet në pikat kufitare tokësore, me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën e Malin e Zi, por ndryshe nga e shtuna, nuk ka radhë. Në Kakavijë, në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 7000 persona.








