• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

Ferrari e ka nisur me dominim fundjavën e Hungarisë në Formula 1, duke komanduar të premten në provat e lira.

Pas kohës më të mirë të Sharl Lëklerk në sesionin e parë, në të dytin ishte Luis Hamilton ai që vendos ritmin më të shpejtë. Piloti britanik e mbylli sesionin me kohën 1’18″729, ndërsa monegasku mbeti vetëm +0.148 sekonda pas tij.

I treti u rendit Lando Norris me MekLarenin, gjysmë sekonde larg, përpara Vershtapenit dhe Rasëllit. Në vështirësi u paraqit Kimi Antonell, i 13-ti dhe me shumë gabime gjatë xhirove të tij. Kështu, “kokëkuqja” e filloi me shkëlqim në Hungaroring. Makina e Maranelos regjistroi xhirot më të shpejta, duke realizuar një dopietë që jep shpresë për kualifikimet. Pas dy makinave Ferrari u krijua një diferencë e dukshme, me Norrisin +0.499 sekonda, Vershtapenin (+0.692) dhe Rasëllin (+0.933).

Shumë më prapa mbetet Andrea Kimi Antoneli. Mercedesi i tij nuk e ndihmoi në dy përpjekjet për xhiron më të shpejtë me gomat më të buta. Lideri i kampionatit regjistroi kohën e trembëdhjetë më të mirë, madje me goma mesatare, duke mbetur dy sekonda pas Hamiltonit. Megjithatë, Antoneli mund të buzëqeshë sa i përket ritmit në garë, pasi me goma të buta, ai regjistroi ritmin më të mirë. Kohë të ngjashme kishte edhe Lëklerk, i cili pas disa kalimeve rriti ritmin e tij.

Hamilton, ndërkohë simuloi garën me goma mesatare, me një ritëm pak më të ngadaltë, ndoshta për shkak të ndryshimit të përbërjes së gomave. Trafiku i madh në pistë ndikoi në shumë tentativa të dy pilotëve të Ferrarit dhe të Vershtapenit, ndërsa Norris u shfaq jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe me kohë konkurruese. Vlen të përmendet edhe një përmirësim i lehtë i Aston Martin, një makinë e transformuar tërësisht për këtë Çmim të Madh. Fernando Alonso arriti të largohet nga dy vendet e fundit dhe të hyjë në grupin e njëzet më të mirëve, duke u renditur në vendin e nëntëmbëdhjetë.

Related Posts

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët
Sport

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern

07/11/2026
Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale
Sport

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

07/11/2026
Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi
Sport

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al