• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Forumi me studentë e pedagogë, Çuçi tregon si do të bëhet vettingu në Policinë e Shtetit dhe çfarë do të ndodhë me SHÇBA-në

25/01/2022
Forumi me studentë e pedagogë, Çuçi tregon si do të bëhet vettingu në Policinë e Shtetit dhe çfarë do të ndodhë me SHÇBA-në

Modernizimi përmes dixhitalizimit dhe investimeve në teknologji, si dhe reformimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë dy nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet puna e Ministrisë së Brendshme përsa i përket Policisë së Shtetit. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë në Universitetin Barleti.

“Ajo që mund të bëjmë ne është të shfrytëzojmë modernizimin e teknologjisë. Shtete të cilat kanë mangësi për shkak të traditës, mund të arrijnë shpejtësinë e vendeve të tjera duke marrë teknologjinë e fundit. Meqë teknologjia avancon shumë shpejt, ti mund të jesh në një investim të caktuar në teknologji në të njëjtin hap si një shtet i zhvilluar. Që në buxhetin e këtij viti unë arrita për fat të mirë të pesëfishojë investimet e parashikuara në teknologji krahasuar me një vit më parë”, tha ministri Çuçi.

Sa i përket reformimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (SHÇBA) ai përmendi ligjin e ri të miratuar në muajin dhjetor dhe shtimin e kompetencave për këtë institucion.

“Ajo që unë e besoj fort është se sa më shumë pavarësi të ketë një institucion në një sistem të caktuar, aq më shumë kontroll duhet ushtruar mbi këtë institucion, kontroll nga jashtë, jo kontroll politik. Objektivi tjetër është reformimi i Agjencisë Mbikëqyrëse të Policisë. Pra, duke i dhënë gjithmonë e më tepër pavarësi piramidës së policisë, por duke rritur instrumentat kontrollues. Kemi bërë një ligj të ri, që kjo agjenci nuk është strukturë policore, është civile, është jashtë strukturës së policisë. I kemi dhënë kompetenca më tepër se çka pasur SHÇBA”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Duke folur për procesin e Vettingut të trupës policore, ai tha se verifikimit të integritetit profesional e pasuror do t’i nënshtrohen vetëm ata punonjës që duan të marrin pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

“Kur mora detyrën si Ministër i Brendshëm e pezullova vettingun për të gjithë trupën policore. Dhe tani po fokusohem për një ligj tjetër, që vettingu të jetë një proces që do të bëhet për ata punonjës policie që duan të shkojnë në pozicione drejtuese. Kjo e rregulluar qartë. Integriteti profesional dhe morali i figurës dhe integriteti pasuror, i cili do të bëhet me një instrument që sot e ka ligji dhe shteti shqiptar; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, theksoi ministri Çuçi.

Në vijim të diskutimit ai vlerësoi Policinë e Shtetit si një nga institucionet më të besueshme në vend, kjo duke iu referuar studimeve të huaja që masin perceptimin e publikut shqiptar. Çuçi evidentoi gjithashtu faktin se Policia e Shtetit sot kryen hetime të përbashkëta me vende të Bashkimit Europian si Spanja, Italia, Holanda etj. Nuk bëhet fjalë më për thjesht shkëmbim informacioni, por për skuadra të përbashkëta hetimore u shpreh ai, çka dëshmon për një nivel maksimal besueshmërie.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al