Nje shtetas grek eshte rrezuar mbremjen e sotme nga nje mur ne kalane e Gjirokastres. Policia nuk ka te dhena ende per rrethanat e ngjarjes, teksa njofton se shtetasi grek eshte ne spital jashte rrezikut per jeten. Argjirolajm.net sjell foto nga vendi ku u gjet i rrezuar.
Njoftimi
Rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç. Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshmë të trupit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.