Për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut Gjirokastër ka patur një debat normal mes socialistëve që janë pjesë e këtij këshilli. Një grupim nga Tepelena donte që kryetar të zgjidhej Arben Gumeni apo Matilda Sala. Një grupim tjetër nga Gjirokastra kërkonte që në krye të këtij institucioni të ishte dikush bashkia më e madhe e qarkut.
Brenda një force politike kjo është shumë normale dhe natyrisht legjitime që kushdo të ketë ambicjet e veta dhe të lobojë për t’i arritur ato. Problem do të qe po të mendonin të gjithë njësoj.
Ndonëse kryebashkiaku Tërmet Peçi ishte në favor të një kandidati nga Tepelena, në fund edhe ai bashkë me Arben Gumenin e dhanë votën për Lindita Rovën. Për shkak se Rova ishte kandidatura e vetme e propozuar, votimi për të u krye i hapur. Nënkryetari i Këshillit u zgjodh nga Këlcyra, Hodjan Selmani.
©argjiroja.net