Një djalë rreth 25 vjeç ka mbetur i vdekur në aksidentin e ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër: Ai është Klajdi Ngjelina. Aksidenti ka ndodhur te “Ura e Kardhiqit”, ku një makinë është përplasur me një zetor. Sipas të dhënave të para, Klajdi Ngjelina ndodhej në mjetin tip zetor, bashkë me një të afërm, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit Rajonal të Gjirokastrës. ArgjiroLajm.net sjell foto nga vendi i ngjarjes.