4 ditët e shqiptarëve në kufij, duke pritur për të kaluar në shtetin grek ishin sfilitëse për të gjithë. Në vuajtje e shoqëruar edhe me një ngjarje tragjike, si humbja e jetës së 10-vjeçarit të përplasur nga ambulancë.
Ndërkohë që sot shqiptarët do të lejohen të kalojnë pa nevojën e një testi negativ të Covid-19, nga nesër gjërat do të ndrshojnë sërish. Ndërsa Kapshtica u zhbllokua, duke punuar me kapacitete makismale e duke mundësuarkalimin e emigrantëve në pritje, Kakavija vijon të ketë radhë të gjata autmojetesh që presin të kalojnë.
Shembulli rrëqethës i kësaj pritjeje të pafundme është kjo foto e bërë virale në rrjet, ku shihet një fëmijë, i cili me pamjen e tij duket se e tregon vuatjen e gjithë këtyre ditëve në kufi. I përlotur, ai shtrëngon në duar pasaportën, e cila kësaj radhe nuk mjafton që ai të largohet nga Shqipëria.