• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë

18/01/2026
Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë

Kjo është sfida e re e Maks Vershtapenit. Përpara të gjithëve, edhe pse Audi ishte i pari në pistë dhe mes një feste të justifikuar për bashkëpunimin e ri me gjigantin Ford, “RB22” u bë realitet dhe shfaqi ngjyrat e betejës së një projekti që synon ta rikthejë skuadrën e pijeve energjike në majën e Formulës 1. Pas rrezikimit gjithçka për një rikthim të pamundur që nuk u realizua në vitin 2025, tani vjen sfida madhore e vitit 2026.

Një sfidë që po shndërrohet në frikën kryesore të gjeniut holandez, yllit më të madh të Formula 1 moderne. Red Bull vjen pas një dominimi dërrmues në epokën e fundit të Formulës 1, atë të “ground effect” (efektit të tokës). Red Bulli ka fituar tre nga katër titujt e pilotëve (të gjithë me Vershtapenin), dy tituj konstruktorësh dhe ka grumbulluar 55 fitore në Çmime të Mëdha, 13 fitore sprinti, 38 “pole position” dhe 2659 pikë gjithsej.

Pa asnjë dyshim, makina më i mirë. Një dominim që u thye vetëm nga MekLareni, i cili impresionoi në 2024 dhe dominoi në 2025. Por tani gjërat po ndryshojnë. Motori tashmë është “i tyre”, i zhvilluar në bashkëpunim me Fordin dhe rregullat e reja përbëjnë dhimbjen më të madhe të kokës për Maksin dhe ekipin e tij. Dhe në skuderi nuk ngurrojnë ta pranojnë këtë hapur. “Do të ishte naive të mendonim se do të arrijmë në garën e parë dhe do të jemi në nivelin e viteve të mëparshme krahasuar me konkurrencën.

Po fillojmë nga zero, po ndërtojmë gjithçka dhe madhësia e sfidës është e jashtëzakonshme”, pranoi Laurent Mekies, shefi i strukturës Red Bull. Nuk janë fjalë motivuese, por ai beson se maja mund të arrihet. “Nuk jemi naivë”, e përsëriti. “E dimë që do të ketë vështirësi, dhimbje koke dhe net pa gjumë. Por për këtë jemi këtu. Kini durim dhe vështirësitë do të shërbejnë si kujtesë e asaj që kemi vuajtur përpara se të triumfonim”, shtoi ai. Një sinqeritet i rrallë, por edhe diçka që mund ta bëjë Vershtapenin të shqetësohet.

A DUHET TË KETË FRIKË MAKS?

Kjo është pyetja e madhe. Maks Vershtapen kërkon një makinë konkurruese që nga momenti i parë për të luftuar për titullin dhe nuk do të tolerojë një tjetër sezon me probleme. Sepse figura e tij do të jetë qendra e merkatos së pilotëve: ai mund të zgjedhë të ardhmen sipas dëshirës dhe t’i vendosë kushte Red Bullit. Sfida për ekipin, përtej ndërtimit të një projekti nga një fletë e bardhë, është edhe bindja e pilotit të tyre simbol.

Megjithatë, askush nuk mund të nxjerrë përfundime deri sa makina e parë të zbresë në pistë. Sidomos me një paketë rregullash që ka zona gri dhe që pritet të ndryshojë gjatë muajve të parë. Pa harruar se Vershtapen është i aftë të nxjerrë gjithmonë maksimumin nga makina që ka në dispozicion. “E dimë që është e vështirë, por po japim gjithçka”, deklaroi piloti holandez gjatë prezantimit në Detroit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë

03/09/2026
Tjetër lëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja i bashkohet Guardiolës – Balkanweb.com – News24
Sport

E prishi marrëveshjen 1-2 orë para – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
ZYRTARE/ La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi firmos kontratë në klubin legjendar gjerman – Balkanweb.com – News24
Sport

ZYRTARE/ La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi firmos kontratë në klubin legjendar gjerman – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
“E vështirë që të shkoje te dentisti”, portieri legjendar i Interit nuk kursehet: Konte i mirë 1-2 vite, pastaj…
Sport

“E vështirë që të shkoje te dentisti”, portieri legjendar i Interit nuk kursehet: Konte i mirë 1-2 vite, pastaj…

03/09/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar
Sport

Te Partizani u shpall kampion si golashënuesi kryesor, sulmuesi befason me ekipin e ri – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
ZYRTARE/ Albian Ajeti largohet nga Bazeli, sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi i ri – Balkanweb.com – News24
Sport

ZYRTARE/ Albian Ajeti largohet nga Bazeli, sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi i ri – Balkanweb.com – News24

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24

Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë

03/09/2026
Tjetër lëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja i bashkohet Guardiolës – Balkanweb.com – News24

E prishi marrëveshjen 1-2 orë para – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al