Shumë banorë te lagjes “15 shtatori” kanë dalë nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarrit masiv që ka përfshirë prej disa orësh zonën pyjore në periferi të qytett. Flakët rrezikojnë të prekin banesat e tyre dhe spitalin e qytetit. Disa ekipe zjarrfikës janë dërguar në Tepelenë edhe nga Gjirokastra e Fieri. Deri tani ata nuk kanë mundur ta vene zjarrin nën kontroll.