• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Funerali i Kacifasit dhe ‘funerali’ i shtetit shqiptar sot në Dropull. Ja dy veprat penale që kryen ekstremistët grekë

08/11/2018
Funerali i Kacifasit dhe ‘funerali’ i shtetit shqiptar sot në Dropull. Ja dy veprat penale që kryen ekstremistët grekë

Ceremonia mortore për ekstremistin Kostandinos Kacifas sot në Bularat u krye pikërisht ashtu sikundër ishte paramenduar. Një manifestim antishqiptar, me parrulla nacionaliste dhe thirrje që nxisin urrejtjen etnike mes dy vendeve. Pra, organizatorët në këtë rast nuk zhgënjyen aspak. Ajo që na habiti të gjithëve ishte zbythja ulëritëse e strukturave të shtetit shqiptar.

Në fshat nuk kishte prezencë të forcave të policisë, të paktën me uniformë, duke ‘dorëzuar’ totalisht territorin në dorë grupeve ekstremiste greke që e kthyen funeralin në një shesh për të bëritur thirrjet nacionaliste. Por më e rëndë në këtë rast është pafuqia e shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin në këtë pjesë të territorit.

Lapsi.al sjell në vëmendje vetëm dy nene të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Sot në Bularat janë konsumuar dy vepra penale: “Thirrja për urrejtje nacionale” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Askush nuk mund të mohojë se sot në Dropull s’kishte nxitje të urrejtjes, thirrje nacionaliste dhe shpalosje të simboleve për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’.

Deri më tani, reagimi i shtetit shqiptar për këtë ngjarje është zero. Policia u zbraps madje edhe duke u lënë terren ekstremistëve të bllokonin rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Gjithçka ndodhte në prezencë të drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka./ Lapsi.al

 

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al