• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gallatë e madhe në Memaliaj/ PS-PD zihen për kryeplakun e fshatit Toç: Unë kam vulën, rrogën e merr ai tjetri

16/07/2024
Gallatë e madhe në Memaliaj/ PS-PD zihen për kryeplakun e fshatit Toç: Unë kam vulën, rrogën e merr ai tjetri

Fiks Fare denoncoi një “betejë” midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për kryetarin e fshatit Toç në Memaliaj.

Zgjedhjet vendore të vitit 2023 sollën rokadë në këtë bashki, ku aktualisht ka fituar kandidati i PD-së. Ndërkohë, disa muaj pas konstituimit Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie, u hapën zgjedhjet për kryetarë fshati. Një “betejë” e fortë ishte në Njësinë Qesarat, ku megjithëse u bën zgjedhjet dhe “fitoi” kandidati i PS-së, kryetari i Bashkisë Memaliaj emëroi pa zgjedhje një person tjetër.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua z. Fatmir Halili, i cili në zgjedhjet e datës 3 tetor 2023 u shpall fitues, por rrogën e merr personi që është emëruar nga kryetari. “I jam drejtuar Fiks Fare se më 3 tetor 2023 u bënë zgjedhjet për kryeplak të fshatit Toç. Votuan njerëzit dhe unë u shpalla fitues. U bë procesverbali, zgjedhjet në atë datë i vendosi Këshilli Bashkiak Memaliaj. Erdhën komisionerët dhe gjithçka në rregull. E kam edhe listën e zgjedhësve, të votave. Këto zgjedhje u certifikuan nga Këshilli edhe nga Prefektura. Kur unë duhet të merrja detyrën, Bashkia Memaliaj emëron dikë tjetër në vendin tim. Pa asnjë zgjedhje dhe pa asnjë votim. Për atë nuk ka votuar njeri” thotë Fatmiri.

Më tej pohon se pala tjetër ka bërë një kërkesë me disa firma, ku disa prej firmëtarëve pohojnë se s’kanë firmosur atje. “Ata kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të para që unë dola fitues. Unë jam i PS-së, bashkinë e ka fituar PD-ja. Tani Këshilli (që ka shumicën PS-ja) më ka certifikuar mua, por Njësia Administrative s’i ka pranuar këto zgjedhje. Tani rrogën që shpërndan bashkia s’ma jep mua, por ia ka kaluar personit tjetër. Vulën e kam unë, se jam me letra fitues, po rrogën e merr ai” përfundon Fatmiri.

Pas zgjedhjeve, në datën 23 tetor 2023, disa banorë të fshatit Toç i kanë bërë kërkesë Bashkisë Memaliaj për të anuluar zgjedhjet e para, pasi në ato zgjedhje s’ka pasur asnjë përfaqësues të PD-së. Është edhe një listë me emra, ku njëri prej tyre z. Namik Hoxha thotë se “s’kam firmosur”. Fiksi bisedoi me këtë person, i cili thotë se s’ka firmosur. “Unë s’kam firmosur te kjo listë. Aty është numri im dhe firma, por unë s’kam firmosur. U bënë zgjedhjet më datë 3 tetor, u zgjidh kryesia e fshatit dhe kryesia e fshatit zgjodhi kryetar fshati z. Fatmir Halili. Ne atë prisnim që të bëhej kryeplak, jo atë tjetrin që ka vendosur Bashkia Memaliaj. Unë kam votuar për Fatmirin. Nuk e di si e zgjodhën atë tjetrin” pohon ai.

Fiksi telefonoi kryetarin e Njësisë Administrative Qesarat, Butjan Kapa, për “betejën” PS-PD për kryeplakun e fshatit Toç. Ai thotë se nuk janë bërë zgjedhjet në fillim të muajit tetor. “Janë mbledhur disa banorë të fshatit në atë datë, 3 tetor, por s’ka qenë këshilltari i PD-së. Komisioni ishte me disa këshilltarë, të PS-së dhe të PD-së. Ky i PD-së nuk mori pjesë dhe nuk e di se çfarë është bërë më pas” pohon Administratori. Fiksi e pyet se kush e merr rrogën dhe ai përgjigjet se “ai që ka vendosur sipas ligjit kryetari i Bashkisë Memaliaj”, pasi zgjedhjet e tetorit 2023 janë konsideruar të parregullta. Fiksi e pyet se shpallja z. Fatmir Halili është certifikuar nga Këshilli dhe na thotë se “ata (PS-ja) ka shumicën atje dhe kanë votuar, por këshilltari i PD-së s’ka qenë dhe vendosi kryetari i bashkisë”./TCH

Related Posts

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, 11 persona të arrestuar, pjesë e “Ndragheta”
Kryesore

Në kërkim prej 13 vitesh nga Greqia për vrasje, shqiptari arrestohet në Itali

18/02/2026
Mitaj merr lajmin e keq, largohet me urgjencë nga Al Ittihad
Kryesore

Mitaj merr lajmin e keq, largohet me urgjencë nga Al Ittihad

18/02/2026
Kryesore

Rama niset për Amerikë, takim me Trump në Bordin e Paqes

18/02/2026
Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë
Kryesore

Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë

18/02/2026
Kumbaro: 444 studentë ekselentë do të marrin pagë minimale
Kryesore

Kumbaro: 444 studentë ekselentë do të marrin pagë minimale

18/02/2026
Nuk iu bindën policisë për të liruar tokën e zaptuar te Uji i Ftohtë, nën hetim dy persona nga Tepelena
Kryesore

Nuk iu bindën policisë për të liruar tokën e zaptuar te Uji i Ftohtë, nën hetim dy persona nga Tepelena

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bilanc i baraspeshuar, njihuni me statistikat e Egnatia-Elbasani

Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

18/02/2026
Dështimi i transferimit të Uzunit te Trabzonspor, flet drejtori sportiv i Austin

Dështimi i transferimit të Uzunit te Trabzonspor, flet drejtori sportiv i Austin

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al