• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gati për skenarin e ri/Nga 1 dhjetori mësim i alternuar në shkolla, kombinim të prezencës fizike dhe mësimit në distancë

25/11/2020
Situata e rënduar nga Covid/Shtohen masat kufizuese në Shqipëri

Nga data 1 dhjetor pritet të nisë mësimi i alternuar në shkolla, ku kombinohet prania fizike me mësimin në distancë (online). Propozimi është bërë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që i ka rekomanduar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë skenarin e ri nisur nga situata epidemiologjike ku ndodhet vendi.
Vendimin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim online me publikun, duke theksuar se prioritet absolut mbetet mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë.
“Për të minimizuar çdo risk gjatë kësaj periudhe që rriten dhe infeksionet e tjera respiratore dhe për të qenë sa më të kujdesshëm, edhe pse fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-Cov2, edhe pse protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është refelktuar edhe në shifra, kemi peshuar rëndësinë e këtij ekulibri dhe kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që nga data 1 dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, në formë tradicionale, pra me prani fizike duke e kombinuar me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, ka bërë të ditur Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se përpara na pret një dimër i vështirë, ndërsa u drejtoi një apel qytetarëve që t’i shmangin festimet për festat e nëntorit pasi po përballemi me një sfidë që ndodh një herë në shekull.

Fjala e plotë
Prej mëse 9 muajsh, i gjithë sistemi ynë shëndetësor është në gatishmëri të plotë në përballje me këtë virus që po sfidon mbarë botën.
Ne po vazhdojmë të fuqizojmë kapacitetet tona në gjithë sistemin shëndetësor duke filluar nga përmirësimi i testimit dhe gjurmimit, dhe përfshirja e testeve të shpejta brenda dhjetorit do të bëjë të mundur kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.
Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash.
Si pjesë e planit tonë ka filluar rimbursimi i paketës së barnave falas të çdo qytetari të diagnostikuar me covid19.
Spitali Covid 4 dhe spitalet rajonale janë gati për t’u shërbyer pacientëve sipas skenareve në strategjinë e vjeshtë-dimrit.
Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit.
Dua të falenderoj ekipet tona mjekësore në të katër anët e Shqiperisë për punën, sakrificën edhe përkushtimin që kanë treguar në këto kohë sfiduese.
Bazuar në percaktimet e udhezimeve të OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar.
Ekspertët e shëndetit publik në ISHP vlerësojnë se impakti i masave që kemi marrë deri më sot, vlerësohet në hapësirën kohore 4-6 javë nga momenti i fillimit të zbatimit.
Por, që të kenë efekt duhet që çdo masë të zbatohet nga të gjithë me përpikmëri e përgjegjësi.

Të dashur qytetarë,
Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.
Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.
Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.
Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:
1. T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.

Të dashur qytetarë
Në këto 9 muaj, shumë mësime janë nxjerrë kudo në botë, nga kjo pandemi.
Një prej tyre mbetet i pandryshueshëm: Masat në mbrojtje të jetës kanë efekt, vetëm nëqoftë se gjithësecili prej jush merr përgjegjësitë e veta.
Në këtë pandemi, çdo veprim i pakujdesshëm ka pasoja të drejtpërdrejta mbi shëndetin tuaj, dhe shëndetin e të afërmve.
Përpara kemi një dimër të vështirë, por sot shpresa që të dalim të fituar nga kjo luftë, janë më të mëdha se kurrë më parë.
Lajme të mira vijnë nga kompani ndërkombëtare për efikasitetin e vaksinës. Shqipëria i ka hedhur tashmë hapat dhe po punojmë intensivisht për të patur qasje në këto vaksina, njësoj si shtete të tjera të botës.

Të dashur qytetarë,
Në fund dy fjalë me një lutje për të gjithë:
E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit.
Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.
Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.
Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!

Related Posts

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)
Kryesore

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)

19/05/2026
E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)

19/05/2026
Largimi i Guardiolës për shkak të divorcit me gruan? Një vilë luksoze shpjegon gjithçka

Largimi i Guardiolës për shkak të divorcit me gruan? Një vilë luksoze shpjegon gjithçka

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al