Gazetari shqiptar Artur Bibe në Greqi ka treguar se presidenten e parë grua që u zgjodh në Greqi e ka fqinje dhe si e njeh ai.
“Presidentja e re banon ne zonen ku mbipopullohet nga shqiptaret, ku nisen autobuset e Shqiperise. Ka cdo dite te beje me shqiptaret, nje shqiptar i pastron shtepine, e kemi komshije, une nuk e mbaja mend me thene te drejten thoja ku e kam pare ku e kam pare, po me vone e kujtova qe pime kafe ne te njejten lokal. Eshte shume popullore, e cliruar nga te gjitha ngarkesat negative, gjithe emigrantet i sheh si njerez jo si pjese e huaj e komunitetit bile ka bere shume levizje qe te integrohen ne shoqerine greke emigrantet. Edhe si individ eshte njeri pozitiv.”- tregoi ndër të tjera, gazetari detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou, për Wake Up.
Gazetari: Te ka rene rasti ti japesh ndonje kafe presidentes?
“E pinim kafen rregullisht ne te njejtin lokal e vrisja mendjen ku e njoh, pyeta edhe kamarieren, moj ku e njoh une kete, eshte ajo zonja qe vjen me ate plakun. Atje ku ulet te krijon idene e njeriut qe nuk ka probleme, se ketu kryetaret e gjykates ruhen shume dhe presidentja ska levizur me roje, eshte nje teater ngjitur me kafen, shkon atje rregullisht, ka nje mace, ka nje qen”, tha gazetari.
Greqia ka bërë një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.
Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj. 63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës.
Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL).
Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos. Gazetari i TCH Artur Bibe tregoi sesi është njohur me presidenten e parë grua në Greqi.