Në emisionin “Zona Zero” në Top Neës është diskutuar mbrëmjen e sotme për ngjarjen e rëndë në Greqi, ku i dënuari shqiptar Adem Rusi, u raportua se vari veten me lidhëset e këpucëve në furgonin me të cilin e transportonte policia. Gazetari shqiptar që jeton në Greqi, Shpëtim Zinxhira, e ka përjashtuar kategorikisht këtë version. “Nëse u vetëvar me lidhëse këpucësh, unë varem në mes të Omonias”, deklaroi Zinxhira. Ndërkohë gjatë ditës së sotme vëllai i viktimës foli për mediat dhe kërkoi hetim për ngjarjen. Sipas tij kemi të bëjmë me vrasje.