• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi

07/09/2023
Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi

Nga Alba Malltezi

Gazment Bardhi nuk është as naiv, as tradhëtar, as i paaftë, as berishist, as bashist. Për ta kuptuar këtë, mjafton ta dëgjosh kur flet, por mbi të gjitha, si vepron. Gazment Bardhi nuk është as si Belind Këlliçi, që, për të marrë një vend “të lakmueshëm” në politikën shqiptare, bëri atë që që s’duhet të bënte: U tregua më berishist se Berisha, me ëndrrën e madhe për t’u shndërruar në një “Lul” të dytë në kullën e “Foltores”.

Gazment Bardhi ka projektin e tij për “Foltoren”, e cila vazhdon të jetë e hipnotizuar nga hija e Berishës e do të vazhdojë të jetë pa sy, pa veshë, pa mendje, deri në ditët e fundit të ekzistencës së tij. Në këtë projekt, Bardhi mund të urrehet nga të vetët e nga ish-të vetët, por iu pëlqen apo nuk iu pëlqen disave, është politikani që po punon me durim për të vazhduar karrierën politike në drejtimin e një mase pa sy, pa veshë e pa mendje, që në të ardhmen, natyrshëm, do ta ketë si oksigjeni për mushkëritë, – të domosdoshëm -, një lider tjetër.

Mjafton të shohësh se si shumë në “Foltore” vazhdojnë t’i mbajnë shpresat tek Berisha, një lider “i vdekur” politikisht, “i varrosur” ndërkombëtarisht, për të kuptuar se ata e kanë një emergjencë ekzistence të kenë mes tyre një politikan si Bardhi. Edhe pse sot ende nuk e dinë.

Të zhytur në inate personale, urrejtje klanore e ideologjike, në “Foltore” sot nuk e kuptojnë, (por natyrshëm do ta shohin) se shpëtimi i tyre i vetëm, nëse duan të vazhdojnë të ekzistojnë, nuk është Sali Berisha por Gazment Bardhi, të cilit sot i kërkojnë të pendohet e të njohë si lider të “të padiskutueshëm”, pikërisht atë që po e qajnë politikisht, pa pranuar ta kallin.

Por dihet, “i vdekuri”, sado të jetë adhuruar në jetë, nuk mund të mbahet gjatë mes të gjallëve, qoftë dhe politikisht. Ja pra, ndërsa mes “Foltores” nuk gjendet asnjë individ me sy, veshë e mendje, pikërisht, aty ndodhet Gazment Bardhi, që mund të akuzohet edhe për kapërcim ylberi e për shumë të tjera, veç jo ama se nuk ka sy, veshë apo mendje.

Atëherë, ndodhet në “Foltore” sepse ka stomakun të fortë, ambicjen të madhe, apo si “Kal Troje”, këtë nuk mund ta themi sot. Hapat e tij për të kaluar në atë anë janë shumë të hershme, të dallueshme për disa që dinë të shohin të dëgjojnë e të kuptojnë, e acaruese për të tjerë që logjikën e mendjes ja kanë lënë vetëm instikteve. Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi, këtë, herët a vonë do ta mësojmë./Shqiptarja.com

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Dështim spektakolar, Turqia e sheh veten jashtë Botërorit, triumfon Paraguai

Dështim spektakolar, Turqia e sheh veten jashtë Botërorit, triumfon Paraguai

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al