Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi iu gjet me vete drogë. Sipas policisë, në rrugën Metoq-Sarandë, shtetasi V. Ç, banues në Delvinë, u kap me 5 doza me peshë 2.1 gr lëndë narkotike e llojit Kokainë. Menjëherë u bë arrestimi i ti, ndërsa çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Sarandës.









