POLICIA E SHTETIT
Pasditen e djeshme, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Maricaj, Memaliaj, shtetasi L. V., 66 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 66-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupet hetimore vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.