Një 43-vjeçar në Gjirokastër është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Dyshohet se 43-vjeçari është vetëvarur, megjithatë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:05, në lagjen “11 Janari”, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. Ç., rreth 43 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.