• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermani: Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

23/09/2021
Gjermani: Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.
Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.
Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.
Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë.
Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”
Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre./DW
 

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

4 gola për 1 pikë, United e bën dramë ndaj Aston Villa-s, por Carrick beson ende: Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO)

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al