Një 34-vjeçar nga Lazarati është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia thotë se shtetasi A.K, në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, të cilin e kishte parkuar gabim. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës, ndërsa nuk bëhen me dije më shumë detaje nga ngjarja.
© ArgjiroLajm.net









