Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi E.Zholi., banues në Tepelenë. Ky person dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasit K.G., A.M., dhe A.V., të cilët janë arrestuar në flagrancë për drogë. Në cilësinë e provës materiale për këtë ngjarje u sekuestruan 31.45 kilogramë lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 283/2 i Kodit Penal.
©ArgjiroLajm.net