Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 32-vjeçar. Ai është Leonardo Peçi, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar plagë në fytyrë bashkëjetueses, shtetases B.J.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.









