Regjistrohet një tjetër rast i dhunës në familje në Gjirokastër. Së fundi polica njofton për arrestimin e një banori të fshatit Mashkullorë. Shtetasi K.H, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases O.H, vjeç 24. Arrestimi i tij është kryer në banesë një ditë më parë. Çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net










