Nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Navid Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Në P.K.K.Kakavije, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobuzit të linjës Athinë – Tiranë, ky shtetas ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.