Banorët e fshatit Palokastër në Gjirokastër refuzojnë të paguajnë faturën e ujit të pijshëm, pasi nuk furnizohen me ujë. Për këtë problem ata janë ankuar disa herë në Bashkinë Gjirokastër dhe pranë ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Furnizimi me ujë është problem edhe në fshatra të tjera të Gjirokastrës, ndërsa në qytet situata është normalizuar pas investimit të bankës gjermane ‘KFW’.
© ArgjiroLajm.net









