• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, banorët e Saraqinishtës ankohen për mbeturinat në përrenj (VIDEO)

03/09/2022
Gjirokastër, banorët e Saraqinishtës ankohen për mbeturinat në përrenj (VIDEO)

Saraqinishti, është një nga zonat rurale më me potencial turistik në Gjirokastër, por prej vitesh ndotja është në nivele alarmane. Prej mungesës së koshave të mbeturinave, përrenjtë e fshatit që ndodhet pranë qytetit antik të Antigonesë janë tejmbushur me mbeturina. Pedagogu Vasil Bakuli, i cili banon në këtë fshat thotë për ABC se pushteti vendor duhet të marrë masa sa më parë. Kjo zonë me dhjetëra kulte fetare, monumente kulture vizitohet nga shumë turistë. Këto ditë janë kthyer nga emigracioni dhe disa banorë për pushime. Një prej tyre ndjen keqardhje kur sheh kaq shumë mbeturina.

“Unë jetoj në Greqi dhe ky është viti i katërt rresht që unë vij në fshat për të takuar të afërmit e mi, konkretisht gjyshërit. Unë personalisht ndihem shumë keq kur kaloj rrugës së kroit dhe shikoj që kjo zonë e gjelberuar ështe e mbushur me plehra dhe mbeturina. Nuk është aspak e këndshme vizualisht dhe kjo gjendje nuk i leverdis as brezave të rinj që do të vijnë më vonë”, thotë ai.

Banori kritikon pushtetin vendor dhe i kërkon që fshatin mos e lërë pas dore.

“Mendoj se kjo situatë nuk i leverdis askujt madje sugjeroj të kryhen ndryshime rrënjesore në fshatin tonë, ku bashkia duhet të jetë në krye të kësaj nisme. Aty ku jetoj nuk kemi parë apo ndeshur asnjëherë një pamje të tillë, sepse nga institucionet janë vendosur kosha, kjo duhet të ndodhë edhe këtu, pasi do të minimizonte ndjeshëm ndotjen e ambientit”, thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=121&v=nEoEiO8ILEY&feature=emb_title

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al