Një tjetër rast i dhunës në familje është denoncuar në Policinë e Gjirokastrës. Një ditë më parë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.K vjeç 28, pasi ish bashkëshorti shtetasi A.M, vjeç 42, nëpërmjet telefonit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
©ArgjiroLajm.net