Posta e Policisë Kufitare në fshatin Radat të Gjirokastrës ka dalë në shitje. Ankandi është njoftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të VKM Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, i ndryshuar. Ndërkohë që aktualisht kjo pronë ndodhet nën administrimin e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Arsyet e privatizimit nuk bëhen me dije nga ministria. Prona ka një sipërfaqe 900 m2. Vlera fillestare e ankandit që do të zhvillohet më datë 26 shkurt 2020, është rreth 12.6 milionë lekë të vjetra.