POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.