• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, gjobat ndaj biznesit në kohën e koronavirusit janë të gabuara

13/03/2020
Gjirokastër, gjobat ndaj biznesit në kohën e koronavirusit janë të gabuara

Shumica e bizneseve në Gjirokastër kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lokalet më të frekuentuara në qytet iu përgjigjën menjëherë thirrjes së qeverisë pa u miratuar ende vendimi. Sigurisht që kjo është pozitive dhe kontribuon në frenimin e përhapjes së Covid-19 edhe pse deri më tani në Gjirokastër s’ka asnjë rast të konfirmuar me virusin e rrezikshëm. Por ka edhe biznese të vegjël, kryesisht bar-kafe nëpër lagje që nuk janë mbyllur.

Më së shumti qëndrojnë hapur për inerci, jo se kanë njerëz që i frekuentojnë. Në mënyrë të habitshme Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër i ka gjobitur me 100 mijë lekë të reja për shkak se nuk kanë respektuar distancën e tavolinave dhe karrigeve. Pamjet janë transmetuar edhe në media si arritje e madhe apo ushtrim me zell i detyrës që të ngarkon ligji. Nuk e vëmë në dyshim vendosmërinë e ISHSH për të kontribuar në luftën me koronavirusin, por a është kjo qasja e duhur ndaj biznesit në këtë situatë?

Pse duhet ngarkuar biznesi me gjoba në një kohë kur nuk gjenerojnë të ardhura? A e merr kush parasysh faktin se për periudhën që do të vazhdojë kjo situatë, do të thotë humbje për biznesin?Ato pak bar-kafe që mund të kenë mbetur hapur për inerci, nuk kanë sot klientë, nuk arkëtojnë para. ISHSH Gjirokastër më mirë t’i detyrojë me polici të mbyllen sesa t’i ngarkojë me gjoba. Me çfarë parash do të paguhen gjobat kur tashmë ata s’kanë punë? Apo t’i apelojnë nëpër gjykata dhe të paguajnë më pas ryshfet tek ndonjë gjyqtar KÇK? Gjirokastra është zbrazur vitet e fundit.

Ata pak njerëz që jetojnë këtu dhe bëjnë biznes duhen përkrahur, nuk duhen ndjekur me gjoba e masa të tjera represive. Natyrisht që s’jemi duke përkrahur paligjshmërinë dhe kurrë s’bëhemi palë me abuzuesit, por kjo situatë e pazakontë kërkon një qasje më miqësore karshi biznesit. Kollaj fare t’u vendosësh gjoba, të bësh foto e video dhe pastaj t’i shpërndash në media si triumf të shtetit ligjor. Në përfundim të kësaj emergjence, qeveria duhet të ketë patjetër një plan për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Gjobat si këto në Gjirokastër nuk zgjidhin asgjë, përkundrazi rëndojnë biznesin dhe krijojnë një klimë që dekurajon çdo iniciativë private.

©argjiroja.net 

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jacob Elordi thyen heshtjen pas largimit dramatik nga “Euphoria”

Jacob Elordi thyen heshtjen pas largimit dramatik nga “Euphoria”

25/05/2026
Frikë për Leo Messin, dëmtohet legjenda argjentinase

Frikë për Leo Messin, dëmtohet legjenda argjentinase

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al